Rruga Lezhë-Kallmet e shembur prej kohësh, drejtuesit e mjeteve ndihen të rrezikuar
08/11/2021 10:53
Prej dy vitesh aksi Lezhë-Kallmet, vijon të mbetet në gjendje të mjerueshme dhe nuk merret asnjë masë për rregullimin e shembjeve anësore të rrugës, edhe pse lëvizjet janë të shumta përgjatë këtij aksi.
Drejtuesit e automjeteve shprehen se sa herë kalojnë në këtë rrugë ndihen të rrezikuar.
Gjithashtu ata shprehen se rrezikshmëria është më e lartë për drejtuesit e furgonave që transportojnë çdo ditë nxënës, duke e bërë këtë rrugë të paktën 6 herë në ditë.
E vetmja sinjalistikë që tregon shembjen e rrugës mbeten disa goma që janë vendosur nga vetë banorët për të shmangur aksidentet.
Top Channel