Rama-opozitës: Eurobondi nuk është hua që i merret budallenjve, as borxhi i radhës! Mos bëni sikur keni ardhur nga hëna

08/11/2021 19:01

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se eurobondi që qeveria kërkon të marrë nuk është një borxh, por një mundësi për të rritur ekonominë.

Ai nuk i kurse kritikat edhe për opozitën, e cila e akuzon atë se e ka rritur nivelin e borxhit në 80 përqind.

Rama tha se kur ata e morën pushtetin, niveli i borxhit ishte 74 përqind, dhe para se të binte tërmeti e më pas pandemia, qeveria socialiste kishte arritur ta çonte në 64 përqind.

Kreu i qeverisë tha se marrja e një eurobondi synon ngritjen e ekonomisë dhe jo zhytjen më tej të shtetit në borxhe siç tha opozita.

“Nga ana tjetër, ka një keqkuptim të madh për aktin normativ dhe eurobondin, eurobondi nuk është një borxh i radhës, por një mekanizëm financimi, me likujditet i vetë borxhit, nuk është siç tha Mediu, të marrim borxh të lajmë borxh, por është mekanizëm që na jep mundësinë që të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe atë të borxheve të marra në shumë vite.

Këtu ça nuk u tha, por e vërteta është që kur përsërisni borxhin 80 përqind, duke u përpjek t’i thoni njerëzve që këtu ka vetëm marrje borxh e dhe sikur situata ka dalë jashtë kontrollit, kujtohuni pak .

Ka një pse , për borxhin që është mbi 74 përqind, kanë ndodh dy ngjarje shumë të rënda që krijuan nevojë për të marrë borxh, borxhi që ju i latë vendit, ishte 74, dhe s’kishte as pandemi e as tërmet, por qoftë tërmeti, qoftë covid ishin e një forme tjetër në themelet e qeverisjes tuaja”, tha kryeministri.

Rama ndërsa komentonte gjendjen e borxhit më tej, nuk i kurseu ironitë as për situatën sot në PD, duke e cilësuar këtë parti si një zog me dy kre.

“Se kur flisni ju për ato që flisni është vërtet për tu admiruar guximi me të cilin harroni ju nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni zbrit në vend ditën që filloi ky parlament, ju keni qenë këtu, keni qeverisur dhe protagonistët e djeshme, sot i keni në të dy krerët e zogut që po përpëlitet, se PD është një zog dy krenar po jo shqiponjë. Nuk jam ende i qartë se kujt do ti ngjajë në fund, por jo shqiponjës e sigurt”, tha Rama.

Rama tha se nuk kishte një mundësi tjetër përveçse marrja e një eurobondi: Dhe ne kemi bërë atë që bënë çdo familje kur ndeshet me një situatë më të madhe se ajo vetë.Nëse një familje i digjet shtëpia ç’do bëjë , do shkojë për borxh apo rri në shi dhe diell, shkon merr borxh.E njëjta gjë ndodh dhe me familjet kudo, pro mos harroni borxhin dhe s’ta japin, kjo varet  nga sa kapacitet ke ti që të provosh se sa kapacitet ke ti ta lash atë .

Eurobondi nuk është hua që i merret budallenjve. Dhe bankat nuk janë sportel që mezi pret ti shkojnë shtete që po falimentojnë siç tha Mediu. Por si e përballon një shtet , e provon që është një shtet që është në gjendje ta lajë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA