Rama ‘ngacmohet’ nga opozita për Akademinë e Barinjve: Janë në gjithë botën! Mos qeshni me vete

08/11/2021 19:22

Kryeministri Edi Rama, ndërsa fliste për eurobondin në parlament , u ndërpre herë pas here edhe nga deputetë të opozitës për deklaratën e ministres Krifca, për akademinë e barinjve.

Rama tha se këto janë akademi në gjithë botën dhe se nuk flasim për kuptimin e fjalës ‘akademi’ siç e kuptojnë deputetëve PD-së.

‘Akademitë e Barinjve, Akademitë e peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk është në kuptimin që ju keni. Janë hapësira që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm dhe që informohen dhe azhornohen për tu adoptuar me kohën e re. Mos qeshni me vete. Flet vetë qesh vet e keni si linjë parti ju.

Që të kalojmë prapë te kjo akademia e vogël që po zhvilloj unë me këtu. Unë jam thjeshtë një piktor, dëgjoj dhe mësoj. Edhe zhgarravis. S’ka asnjë problem ca problemi kemi me zhgarravinën ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut. Mos u shqetëso për zhgarravinën por njerëzit duhet të shqetësohen për formën e zhgarravinës që marrin kur flasin. I thoni vetes të djathtë për inerci por s’keni lidhje fare.’– tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA