Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar komentet e PD-së sot, duke thënë se një lek borxh investohet 1.69 duke nxitur e rritur ekonominë.

Sipas Ramës, shifrat që thotë PD janë opinione dhe jo me baza.

“Ne investojmë 1.69 për një lek borxh, rrisim ekonominë me borxh, nëse do ishte si thoni ju, dalja në tregje kapitale do ishte faliment ose interesat do të ishin kushedi në çfarë maje. Shifrat nuk janë opinione. Po të ishte kështu atëherë kjo do të reflektohej tek shifrat, tek konsumi, tek eksportet, tek gjithë zinxhiri i vlerës në ekonomi. Ju thoni se 50% e shqiptarëve jetojnë me rrezikun e varfërisë. Si qenka kjo hajt se po them një shifër?! Vendet e BE që marrin borxhe kanë fondin e përbashkët”, tha Rama.

Basha akuzoi Ramën se borxhi që merr qeveria shkon për një grup të vogël personazh dhe jo për nevojat e shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA