“Nuk e di ç’lloj do dalë në fund”/ Rama: PD një zog dykrenar, por jo një shqiponjë!

08/11/2021 19:30

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar situatës brenda PD-së, tha se tashmë opozita është ndarë si një zog me dy krerë dhe që përpëlitet, por që sigurisht që nuk i ngjan shqiponjës dykrenare.

“Kanë qenë ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës së sotme në pushtet. Borxhi kur morëm detyrën ka qenë 74%. Sot është më i lartë se 74%, por ka një pse. Pse-ja lidhet me faktin që midis momentit kur ne e ulëm në 63 % kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që na detyruan të marrim borxh. Tërmeti dhe pandemia. Borxhi që i latë Shqipërisë, kur ata iu larguan nga detyra ishte 74% dhe nuk kishte as pandemi dhe as tërmet. Qoftë tërmeti dhe pandemia ishin e një forme tjetër të themelit të qeverisjes tuaj. Kur flisni ju për ato që flisni është vërtetë për tu admiruar guximi me të cilin ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe nuk keni zbritur në Shqipëri kur filloi kjo legjislaturë. Protagonistët e qeverisjes së deri djeshme sot i keni kryer. Në të dy krerët e zogut që po përpëlitet.

Sot është formalizuar që PD është një zog dykrenar, por jo Shqiponjë. Nuk jam i qartë se cilës specie do i ngjani në fund të kësaj kacafytje, por Shqiponjës jo.

Nëse në një familje, i digjet shtëpia, çfarë bën ajo, shkon merr borxh apo rri në diell dhe në shtëpi. Shkon merr borxh. E njëjta gjë ndodh nëse një familje i bie një fatkeqësi e një lloji tjetër. Fuqia momentale e familjes nuk e përballon dot, kudo, në SHBA, Angli e Japoni, kudo. Bën të njëjtën gjë. Ka një problem, se borxhin ta japin ose jo. Kjo varet se sa kapacitet ke për ta larë atë borxh. Borxhet dhe veçanërisht eurobondi, nuk janë hua që ju merren budallenjve. Bankat nuk janë një sportel që mezi pret ti shkojnë shtete që janë duke falimentuar. Nuk ka bankë që të jep borxh nëse nuk e provon që je në gjendje ta lajë. Si vërtetohet, si e provon një shtet që është në gjendje të përgjigjet tregjeve kapitale” – tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA