
Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur
26/02 00:29
Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se deklarata e analistit serb, Dushan Janjiç, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar” është lajm i rremë.
Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë.
“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell për Gazetën Express.
Janjiç, siç shkruan AntenaM, ka thënë se Serbia e paguan Grenellin 100 mijë euro në muaj edhe përkundër faktit që Donald Trump nuk është më në pushtet.
“Ne madje e paguajm edhe Grenellin 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë Janjiç.
Top Channel