Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj.
Shtyrja e miratimit të këtij komisioni erdhi për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Votimit i komisionit u shty për në seancën e radhës dhe gjatë kësaj kohe palët do komunikojnë për të gjetur dakordësinë.
Rreth 10 ditë më parë PD depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë thuhet se “Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara”.
Kërkesa u pranua nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që ai zhvilloi po atë ditë me drejtuesit e PS në qarqe.
Top Channel