Seancë maratonë prej 18 orësh në Kuvend, PS voton ligjin për diplomatët. Rrëzohen në bllok 6 propozime të opozitës. Braçe abstenon 20/02 04:30
Komisioni i Venecias i është kërkuar sërish ndihmë nga Shqipëria.
Këtë herë për të dhënë një mendim për zgjatjen apo jo të afatit të punës së komisioneve që po bëjnë pastrimin e drejtësisë nga personat e papërshtatshëm.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se e rëndësishme është që të ketë dakordësi mes palëve për këtë çështje e cila është një nga kërkesat kryesore për reforma në Shqipëri.
Por ndërkohë nga vetë brenda socialistëve ka patur zëra kundërshtues. Ish ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj kishte një tjetër mendim. Por Balla sqaroi se është i nevojshëm mendimi i komisionit të Venecias kur ka shqetësime edhe nga opozita.
Top Channel