“Kokëboshët shqiptarë u kthyen në Itali”/ Braçe i kthehet Shoqatës së bareve dhe restoranteve: Le të goditeni!

08/11/2021 12:00

Ish zv-kryeministri Erion Braçe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ka folur për paratë që shkojnë për shëndetësinë dhe ndihmën sociale duke theksuar se detyrë themelore është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave.

Braçe përmendi çështjen e vaksinimit duke thënë se shumë të rinj janë të pavaksinuar dhe ngriti pyetjen se sa efektiv është plani i vaksinimit kur blihen vaksinat dhe mbahen në frigorifer. Ndër të tjera propozoi që të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për kategoritë që përfitojnë ndihmë ekonomike, pasi sipas tij nuk kanë mundësi që të trajtohen dhe kurohen në rast infektimi.

“Nëse i mbajta mirë shënimet, 91 miliardë lekë, 4.8% e GDP për shëndetësinë dhe ndihmën sociale janë shumë lekë. Të mos fillojmë nga këto historitë që jo mungon, jo bën. Është fjali e thjeshtë që “s’ka lekë për shëndetësinë”, “s’ka lekë për ndihmën ekonomike”, por ja ku u gjetën paratë. Sfida më e madhe e cdo institucioni është të përmbushen funksionet.

63 miliardë lekë vetëm për shëndetësinë janë shumë para. Po t’i vësh këto shuma në raport me shërbimet që ne japim, nuk anojnë nga krahu i shërbimeve. Këto janë para publike që dalin nga taksimi i përgjithshëm. Këto janë para që qytetarët i investojnë vetë. qoftë në sektorin privat, qoftë në të korrupsionit. Për këtë arsye, ajo që mendoj se detyrë themelore është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave.

2.7 miliardë lekë për vaksinimin. E mbulojnë të gjithë planin që kemi me këto para? Nëse paratë i kemi, si bëhet e mundur që të bëhet efektiv plani? Të blesh vaksina, t’i mbash në frigorifer dhe në krahun tjetër, kam ndjekur Lushnjen e Divjakën dhe 80-85% e të sëmurve, të rinj janë të pavaksinuar dhe pjesa që mbetet ose është simptomatik ose ka simptoma të lehta, të çon mendon se cili është efektiviteti i kësaj paraje që po përdorim. Kjo çështja e shtyrjes së procesit të vaksinimit do kurajo”, tha Braçe.

Tepër kritik ishte edhe për Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve që tha se do të goditen për shkak se ministrja Ogerta Manastirliu paralajmëroi përdorimin e pasaportës së vaksinimit për të marrë shërbime në lokale. Brace përmendi rastin e stadiumit në Itali duke thënë se shqiptarët nuk u lejuan të hynin brenda edhe pse kishin letër testi në dorë. Këtë shembull e mori për të treguar se në Shqipëri hyjnë 22 mijë persona në stadium për të parë ndeshje, gjë që e rendit Tiranën në qytetin me numrin më të lartë të të infektuarve të rinj.

“Ju folët në parlament, doli ai i bareve dhe restoranteve  tha “do të goditemi”. Po le të goditesh. Më elementarja që i kërkohet njerëzve është të bëjë vaksinën. I kërkohet vetëm një vaksinë. Dje janë kthyer kokëboshë shqiptarë që morën përsipër të hynin në stadiumin kryesor të Italisë, u kthyen mbrapsh se nuk kishin pasaportë vaksinimi. Kishin marrë një letër testi në dorë dhe mendonin se do hynin në stadium me letër. Kokëboshët shqiptar, një pjesë u kthyen në aeroport, një pjesë tek dera e stadiumit vetëm për këtë histori. Kurse këtu hyn në stadium, 22 mijë dhe për qejf të atij të Federatës bëhen edhe 28 mijë atje brenda dhe Tirana vazhdon ta vuajë sot me numrin më të lartë të infektuarve të rinj”, tha Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA