Atleti kampion në bodybuilding, Vassilis Mointinis ka humbur plot 42 kilogramë përgjatë dy muajve që i është dashur të qëndrojë i intubuar, për shkak se ishte infektuar me covid.
Mediat e huaja shkruajë se ai sot peshon vetëm 62 kg, ndërsa vetë ai rrëfen se edhe pse ka dalë nga intubimi ka ende probleme me lëvizjen dhe frymëmarrjen.
“Kam ende mbetje në mushkëri, kjo është ajo që të lë koronavirusi siç më thotë mjeku pulmonolog”, tha atleti.
Vassilis Mointinis u shpreh se: “Nuk pata kohë të vaksinohem sepse u operova. Unë u sëmura më 27 maj dhe kisha lënë datën e marrjes së dozës së parë më 2 qershor. Të gjithë duhet të vaksinohen.”
Duke iu referuar rastit të atletit, profesori i pneumologjisë, Nikos Tzanakis, theksoi: “Nuk mund t’ju përshkruaj gjendjen që këta njerëz përjetojnë me muaj të tërë”.
Nga ana e saj, Matina Pagoni, presidente e EINAP, tha se “10% e pacientëve që dalin nga reanimacioni monitorohen pasi dalin nga spitali për shkak se kanë probleme”.
Top Channel