Policia e Lushnjes ka vënë nën pranga dy të mitur, të cilët kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës së një 23-vjeçareje.
E reja kishte një sasi parash dhe sende personale brenda çantës së vjedhur, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. D. dhe K. G., të dy të vitlindjes 2006, banues në Lushnjë, pasi i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases A. K., 23 vjeçe, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe sende personale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Top Channel