
Policia e Tiranës ka vënë nën prangat gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.
Policia arrestoi shtetasin O. K., 35 vjeç, pasi nga punonjësit e policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit fizik, i’u gjet e sekuestrua një sasi lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Shtetasi Xh. N., 26 vjeçe, u vu në prangat e policisë, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar shtetasin e mitur me biçikletë A. Sh, 17 vjeç, dhe shtetasin B. K., 78 vjeç.
Policia arrestpo shtetasin Xh. P., 26 vjeç, pasi në rrugën “Unaza”, me automjetin e tij ka përplasur shtetasin B.A., 48 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasve:
-E. Ç., 39 vjeç, L. C., 36 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
-R. T., 33 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij dhe nuk I është bindur Punonjësve të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.
Top Channel