Escobar “ia mbledh” liderit serb, Dodik: Lufta në Bosnje nuk është opsion, megjithatë…

08/11/2021 16:37

Pas takimit me Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, anëtari serb i Presidencës serbo-boshnjake, Milorad Dodik, bëri hapa prapa nga qëndrimi i tij debatndjellës me deklaratat për shkëputjen e republikës Srpska.

Dodik deklaroi se nuk e ka pasur opsion luftën.

Mundësia e konfliktit, është një temë që nuk ka bazë reale. Ne jemi dakord që stabiliteti dhe paqja duhet të ruhen. Të gjitha ata që përmendin armët, duhet t’i nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare”, u shpreh ai, duke shtuar se “nuk kishin ndërmend të cënonin integritetin territorial”.

Është shumë e rëndësishme të dihet se forcat e armatosura të Bosnjes nuk mund t’i plotësojnë kuotat për serbët dhe kroatët siç është planifikuar, njerëzit nuk do të shkojnë në atë ushtri. Ne nuk duam që këto pozita të plotësohen nga boshnjakët dhe një ditë të kemi një “ushtri myslimane”. Ia thashë Escobarit të gjitha këto”, u shpreh Dodik.

Sipas tij, në takim janë diskutuar po ashtu edhe situata ekonomike e vendit dhe çështja e “Ballkanit të Hapur”, një nismë të cilën e mbështet e këtë ia theksoi edhe të dërguarit amerikan.

Në fund, ai megjithatë shtoi se zyrtarit amerikan i duken zhgënjyese lëvizjet e Republika Sërpskës, por tha se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë të transferojë kompetencat nga niveli shtetëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA