Durrës/ Arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë, ja për çfarë akuzohen

08/11/2021 11:15

Policia e Durrësit ka  vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Një prej të arrestuarve është 43-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij”, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një 53-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen Nr.17, Durrës, u konstatua duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (basteve sportive), me anë të aparatit celular.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. S., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen Nr.17, Durrës, u konstatua duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (basteve sportive), me anë të aparatit celular”.

Po ashtu janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, një 18-vjeçar sepse në mjetin e tij u gjet një pistoletë sportive dhe një 46-vjeçar, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitetin në subjektin e  tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid.

“-Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, c

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Mosbërja e shënimeve të detyrueshme”, shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitetin në subjektin e  tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA