Drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht nxënëset/ Kushi mbledh drejtuesit e Shërbimit Psiko-Social: Masa drastike për rastet e abuzimeve!

08/11/2021 18:00

Rastet e ngacmimeve seksuale në ambientet e shkollave janë një fenomen shqetësuar për sigurinë e nxënësve në vendin tonë.

Pak ditë më parë, u zbulua se drejtori i shkollës së fshatit Stropckë, në Pogradec ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Adriatik Haxhillari dyshohet se u dërgonte mesazhe prej disa javësh dy nxënëseve.

Ministria e Arsimit reagoi duke thënë se rasti do të hetohet, ndërsa sot, ministrja Evis Kushi ka mbledhur në një takim, drejtuesit e shërbimit Psiko-Social të 61 bashkive në vend.

Në një njoftim për mediet, shkruhet se Kushi ka kërkuar që konstatimi i rasteve të dhunës të mos neglizhohet në asnjë moment dhe ka theksuar se konstatimi i psikologut të shkollës në raste të tilla është tejet i rëndësishëm për eliminimin e rreziqeve që u kanosen nxënësve.

Nuk mund të mbyllim sytë në asnjë mënyrë përballë punonjësve, drejtuesve të shkollave apo mësuesve që përbëjnë kërcënim për nxënësit. Aktualisht numri i punonjësve të shërbimit psiko-social është dyfishuar, janë bërë trajnime për të siguruar mjedise sa më familjare në shkollë”, është shprehur Kushi.

Ministrja ka kërkuar edhe bashkëpunimin e prindërve, që duke folur me fëmijët të dallojnë nëse në shkollën ku mësojnë ndihen të kërcënuar apo ekspozohen nga dhuna.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA