Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër/ Referohen materialet për 2 ngjarje të tjera

08/11/2021 13:58

Një 59-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 59 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mitsubishi”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasit: F. K., 37 vjeç dhe F. Ç., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Gropat e Odries”, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër, janë konstatuar duke prerë pyje (dru).

Po ashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për shtetasin A. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Përmet, pasi nga patrulla e policisë iu konstatuan 7 m2 lëndë drusore, të cilat i kishte prerë në vendin e quajtur “Përroi i Baçit”, Përmet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta