Dënohet me 16 vite burg bosi shqiptar i mafies italiane/ Kush është 38-vjeçari që po vuan dënimin në regjimin ’41 biss’ (EMRI)

08/11/2021 13:45

Bosi i mafies së Viterbos, shqiptari Ismail Rebeshi, është dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territorin italian.

Rebeshi, i cili ishte furnizuesi i një bande, u arrestua në 9 shkurt të vitit të kaluar dhe po mbahet në regjimin 41 biss të burgut të Cuneos.

Operacioni u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.

38-vjeçari shqiptar u dënua të enjten më 4 nëntor në Romë. Mediat e huaja shkruajnë se në krye të bandës ishte një shqiptar, i njohur si Lele, “subjekt i kalibrit të konsiderueshëm kriminal”, i cili në çdo negociatë droge që bënte shkonte i armatosur.

Sipas përgjimeve, pavarësisht “kalibrit të dukshëm kriminal”, ai kishte frikë nga Rebeshi.

Top Channel