Çfarë ka ndodhur? Nasip Naço shfaqet me krah të lidhur në Komisionin e Sigurisë

08/11/2021 11:36

Deputeti socialist Nasip Naço është paraqitur me krah të lidhur në seancën e Komisionit të Sigurisë gjatë ditës së sotme.

Naço nuk dha detaje në lidhje me problemin që ka në krah, megjithatë një fakt i tillë nuk mund të shpëtonte pa u vënë re. Ndërkohë, gjatë raportimit para deputetëve të Komisionit të Sigurisë, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi tha se do të ketë një rritje page me 30% për të gjithë ushtarakët duke filluar nga ushtari më i thjeshtë deri tek gjeneralët.

“Duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga do të rritet deri në 30% për t’u bërë më dinjitoze. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve. Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë”, tha Peleshi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA