Buxheti 2022, Manastirliu: Garantojmë programin e vaksinimit, financim 2.7 miliard lekë vaksinat antiCOVID

08/11/2021 10:20

Komisioni i ekonomisë ka zhvilluar një seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku u shqyrtua buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të sigurohet vaksinimi i popullatës ndaj COVID19.

“Do të finacojmë zbatimin e Programit Kombëtar të Vaksinimit antiCOVID, me vlerën 2.7 miliardë lekë të dedikuar për vaksinat antiCOVID dhe sigurisht duke ju përgjigjur edhe dinamikave të situatës. Do të mbështesim planin e përgjigjes ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survbejancës epidemike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, duke siguruar branat mjekësore në të gjithë strukturat”, nënvizoi Manastirliu.

Duke folur për programet parandaluese, Manastirliu tha se buxheti 2022 mbështet programin e Shëndetit Publik në vlerën 6 miliardë e 360 milion lekë ose rreth 9% e buxhetit të Shëndetësisë. Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë dhe përbën 4,89% të PPB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA