“Bonusin e kanë marrë vetëm bluzat e bardha në spitalet e Tiranës”/ Ministrja Manastirliu i përgjigjet akuzave të deputetes demokrate

08/11/2021 11:00

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti hodhi akuza në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se mjekëve në spitalet rajonale që kanë shërbyer në repartet covid, nuk u janë dhënë bonuest e premtuara.

Sipas saj bonuest i janë dhënë vetëm mjekëve që kanë shërbyer në vijën e parë të frontit, në spitalet covid në Tiranë.

Ç’ka ndodhur me mjekët në spitalet rajonale që duhet të marrin bonusin, se në dijeninë tonë është marrë vetëm nga mjekët që kanë qenë vetëm në vijën e parë të covid në Tiranë dhe jo në rrethe”, tha deputetja Koti.

Menjëherë kësaj akuze i është përgjigjur ministrja Manastirliu, e cila tha se të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të luftës me covid sipas skenarëve të miratuar në planin e Ministrisë së Shëndetësisë në shërbimet në spitalet rajonale kanë përfituar bonusin.

“Spitalet rajonale janë përfshirë në planin tonë operacional kundër pandemisë sipas skenarëve dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të luftës me covid sipas skenarëve të miratuar në planin tonë të shërbimeve në spitalet rajonale kanë përfituar bonusin për mjekët dhe infermierët. të gjithë bonueset janë dhënë sipas vlerësimeve që bëjnë drejtoritë e spitaleve dhe që përcillen në mënyrë çdo muaj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe çfarë është sjellë është financuar 100% nga shteti”, tha ministrja Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA