Basha takon kongresmenët: Prioritet ndarja nga korrupsioni, nuk bëhem avokat personal i askujt

08/11/2021 19:38

Çështja “Berisha” për Lulzim Bashën është kapitull i mbyllur.

Që pas 9 shtatorit,  ditë kur e përjashtoi nga grupi parlamentar,  kryedemokrati nuk kërkon me fakte nga amerikanët për pafajësinë e  e paraardhësit të tij.

Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit të senatit amerikan, siç e thashë bipartizan dhe në veçanti me një shumicë dërmuese republikane, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona politike dhe prioriteti ynë politik është ndarja nga e shkuara, ndarja ka korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve”.

Garancinë se nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij, Lulzim  Basha ia dha për më shume se 1 orë edhe anëtareve të delegacionit  të kongresit dhe senatit amerikan.

Pra, Partia Demokratike dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve për të cilat sot jam siguruar personalisht nga senatorja Ernst dhe nga anëtarët e Kongresit amerikan se kemi dhe do të kemi mbështetje të  plotë të Kongresit dhe të Senatit amerikan”.Takimi i shërbeu Lulzim Bashës për t’i dhënë jehonë nismës për vetting-ut në politikë, që në bindjen e kryedemokratit  do t’i japë fund  karrierës së politikanëve të korruptuar.

Ne do të mundësojmë atë deficit që çdo shqiptar e ndjen. Faktin që  deri më sot drejtësia, edhe pse  kanë kaluar 5 vjet nga reforma në drejtësi, nuk ka qenë në gjen. Faktin që  deri më sot drejtësia, edhe pse  kanë kaluar 5 vjet nga reforma në drejtësi, nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë për korrupsion dhe asnjë bos të krimit të organizuar. Ndaj, vetting-u i politikanëve, si një iniciativë per ta bërë aktiv dhe për të hequr çdo alibi SPAK-ut, BKH-së, ishte në fokus të bisedës.”

Delegacioni i lartë i kongresit dhe senatit amerikan që shoqeroheshin nga ambasadorja amerikane Yuri Kim u prit sot edhe nga Kryeministri  Edi Rama.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA