Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend kundërshtoi kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me buxhetin e shtetit.

Sipas tij, buxheti është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, ku nga 3.35 miliardë dollarë ka kapur shifrën 6.37 miliardë dollarë.

“Një gjë është domethënëse, kur Basha edhe ai kolegu që dikur ulej këtu dhe e ka vendin në fund të sallës ishin në qeveri, buxheti ishte 3.35 mld dollarë, flas për vitin 2013, sot Shqipëria bëhet gati të miratojë 6.37 mld dollarë, dy herë më shumë se sa buxheti që miratua nëe qeverinë e fundit. Buxheti më i madh i historisë, në një kohën kaq të shkurtër. Ku shtrohet argumenti që kjo qeveri s’paska bërë? Shifrat janë kokëforte. Kemi kohë sot e pas një jave për të diskutuar për buxhetin e shtetit. Keni të gjithë të drejtën të ankoheni, por shqiptarët e dinë që ky është buxheti më i madh, që stabilizon rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Ta dish ti Basha dhe gjithë ju të tjerët dhe ky buxhet ka në fokus qytetarët.  Ju s’jeni më as e djathtë as e majtë, kur ta gjeni rrugën na thoni, bëhuni gati për 2019 se 2025 iku që iku”, tha Balla.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, dallohet qartë se cilat janë prioritetet, duke nënvizuar se 2 miliardë euro do shkojnë për 7 kontrata të reja me PPP.

Basha tha se nisur nga kjo, duket qartë se prioritet vazhdojnë të kenë shpërdorimin e parave të shqiptarëve në shërbim të klientëve të tyre, në mënyrën më të pacipë.

Sepse në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë së bashku, nga 1991 deri në 2013-ën, miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, të cilat nuk u kthyen në mirëqenie për familjet e thjeshta, as nuk shkuan për një sistem arsimor më të mirë, as për një sistem shëndetësor më cilësor, as në mbështetje për blegtorët dhe fermerët, as në rroga më të larta, as për pensione dinjitoze për të moshuarit tanë”, tha kreu i PD-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA