“Aty vërtet të hante miu”, Braçe shqetësohet për Lushnjen: Spitali nuk duhet të marrë vetëm shërbime urgjence

08/11/2021 12:28

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka theksuar se ka ardhur koha që të ketë dhe një llogaridhënie për koncensionet që operojnë në fushën e shëndetësisë. Në Komisionin për Ekonominë, Brace nuk lë jashtë vëmendjes rrethin e Lushnjes duke thënë se duhet t’i jepet një status tjetër pasi është rreth më i madh se qarku i Kukësit apo i Dibrës dhe nuk mund të marrë vetëm shërbime urgjence.

Ai thotë se pas këtij problemi zgjidhen edhe të tjerat, ashtu si poliklinika ku të hante miu. Këtë problem e ngriti deputeti Sajmir Korreshi, i cili tha në parlament se “Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju?”

Braçe: Ka ardhur momenti që ne të shohim efektivitetin për 4 koncensionet që ne kemi në fushën e shëndetësisë, ama ai shërbim duhet bërë efektiv (Checkup) deri në fund, konsensioni i sterilizimit nuk ka pse të bëhet me 40 instrumenta, dhe të përdoren vetëm 2 instrumenta, po kështu dhe koncesionet e tjera.

Nuk do hyj në këto historitë se çfarë do të bëni, por kam një çështje në parim për rrethin e Lushnjen. Spitali atje konsiderohet bashkiak. Rrethi i Lushnjes është më i madh sot se qarku i Kukësit, i Dibrës, i Gjirokastrës, sesa bashkia e Fierit, që të jemi të ndershëm. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime urgjence. Duhet t’i jepet një status tjetër.

Nëse zgjidhim këtë problem të statusit, zgjidhen edhe të tjerat, si poliklinika ku vërtet të hante miu. Tek ajo poliklinika të hante miu derisa u bë nga e para. Por atje të hante miu vërtet. Ashtu duhet të zgjidhet dhe problematika tjetër. Shikoni statusin, është themelore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA