Arrestohen 2 persona dhe procedohen 5 të tjerë në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

08/11/2021 11:45

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë ndërsa pesë të tjerë janë proceduar penalisht në Vlorë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia procedoi penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit F. Gj, A. Gj, dhe V. H, H. H, banues në lagjen “Partizani”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me sende të forta me njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. K., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-A. A., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

Po ashtu u procedua penalisht shtetasi F. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA