”Vuçiç e njohu Kosovën shtet”, analisti: Ja “gafa” që bëri në Open Balkan!

06/11/2021 15:16

Përmes një postimi në Facebook, analisti Ilir Ibrahimi thotë se presidenti serb, Aleksandar Vucic, padashur e njohu Kosovën shtet.

Ai i referohet thirrjes së drejtuar gjatë takimit të “Ballkanit te Hapur”, dhe aty gjen gabimin e kreut ser btë shtetit që betohet se nuk do ta pranojë kurrë mëvetësinë e Kosovës. “Vuçiç e njohu Kosovën shtet.Ai bëri thirrje Kosovës ti bashkohet Open Ballkan.Por ndërkohë në Open Ballkan marrin pjesë shtetet e jo rajonet.

Përndryshe do ta kishte ftuar edhe Sanzhakun, Preshevën, Novi Sadin, apo ndonje rajon tjetër”, ka shkruar ai. Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve. Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, iniciativa mori emrin e ri: “Ballkani i hapur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA