Në rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë në dimër, për të hyrë në lokale për të pirë kafe duhet të jesh i vaksinuar. Ky është propozimi i qeverisë bazuar edhe nga vendimet e shteteve të tjera të botës.
Por si e kanë pritur këtë ide sipërmarrësit? Teksa edhe vetë kryeministri theksoi ditën e sotme ftesën për të pavaksinuar që të kryejnë një orë e më parë vaksinën për të mbrojtur veten si dhe për të pasur akses në mjediset publike…
Elton: Në fakt gjithë bota e ka kështu. Por Shqipëria e ka ekonominë më të dobët. Puna në lokal e sigurt që do bjerë si dhe mund të futemi në konflikt me njerëzit. Por nëse e bëjnë të paktën të heqin oraret kufizuese të rrijnë njerëzit e vaksinuar sa të duan në lokal.
Nga ana tjetër edhe shqiptarët, klientët e bar restoranteve janë të ndarë, disa mbështesin vaksinimin e të tjerë vazhdojnë të besojnë se vaksinat nuk janë efektive.
“Unë jam dakord me vaksinimin e detyruar. Shkenca ka ecur para, lëre ç’thonë njerëzit. Pse të më infektojë në kafe mua ai tjetri i pavaksinuar? “
“Unë nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, do e marr kafen aty te rruga do e pi. Çështë kjo, kot!!”
Top Channel