Sherr mes të moshuarve në Vlorë, zihen me sende të forta. Njëri përfundon në spital, tjetri në polici

06/11/2021 19:24

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vllahinë në qytetin e Vlorës. Dy persona të moshës 70 vjeç janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Për pasojë, një prej tyre është dëmtuar lehtë dhe ëstë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 18:40, në fshatin Vllahinë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin, shtetasit L. Sh. dhe A. Sh., të dy rreth moshës 70 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi L. Sh, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi A. Sh, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA