Rrahu protestuesit, truproja e Macron dënohet me tre vjet burg!

06/11/2021 15:22

Tre vjet heqje lirimi ishte dënimi i dhënë një ish truproje të presidentit francez, Emmanuel Macron, që rrahu dy protestues në vitin 2018.

BBC thotë se Alexandre Benalla u pushua nga puna pasi u publikua videoja e incidentit të 1 Majit – e kjo shënoi krizën e parë të fortë politike të shefit të Elizesë.

Benalla u dënua me tre vjet, megjithatë nuk do ta vuajë dënimin të plotë, pasi në fund dy vite iu pezulluan dhe të tretin do ta vuajë me byzylyk elektronik. Benalla nuk i ka pranuar akuzat, duke i mëshuar idesë se ndërhyri për të ndihmuar efektivët e policisë. Në video ai shihej me helmetë policie, duke goditur një të ri dhe duke kapur për qafe një grua gjatë protestës në Paris.

Më vonë rezultoi se i ishte dhënë leja për të marrë pjesë në trazirë si vëzhgues në ditën e tij të pushimit. Presidenca franceze u akuzua për fshehje të ngjarjes sepse nuk veproi ndonëse kishte dijeni për ekzistencën e videos, por reagoi vetëm pasi rasti u bë publik nga gazeta Le Monde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA