Covid-19 po përhapet edhe tek kafshët pas dy vjetësh që qarkulloi vetëm tek njerëzit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy hiena në kopshtin zoologjik të Denver kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky është rasti i parë i kafshëve të infektuar me virusin që ka marrë miliona jetë njerëzish.
Mostrat nga disa kafshë në kopshtin zoologjik, përfshirë hienat që dolën pozitive, u morën pasi disa luanë u sëmurën. Një laborator në Universitetin Kolorado konfirmoi se hienat ishin infektuar me Covid-19, gjë të cilën e konfirmoi më pas dhe një laborator kombëtar.
Përveç dy hienave, rezultuan pozitivë me koronavirus edhe 11 luanë e dy tigra. Në një deklaratë të kopshtin zoologjik thuhet: “Hienat janë kafshë të forta, të njohura për elasticitet, të cilat janë tolerante ndaj antraksit, tërbimit dhe sëmundjeve infective. Aktualisht, ato janë të shëndetshme dhe pritet që të shërohen plotësisht.”
Zyrtarë të kopshtit zoologjik thanë se hienat, 22-vjecarja Ngozi dhe 23-vjecari Kibo kanë shenja të lehta të sëmundjes, përfshirë letargjinë e lehtë, rrjedhje hundësh dhe kollë. Kafshët e tjera që kanë rezultuar pozitive në javët e fundit janë shëruar ose janë drejt shërimit të plotë.
Top Channel