Përndiqte dhe dhunonte vazhdimisht ish bashkëjetuesen, policia arreston 59-vjeçarin në Durrës
06/11/2021 12:57
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ky shtetas për një periudhë të gjatë kohore ka përndjekur, dhunuar e marrë me forcë ish bashkëjetuesen e tij, një 37 vjeçare.
“Q. L., 59 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcë ish bashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel