25/12 22:52
Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar mbi 250 milionë.
Deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 250.008.014 raste me COVID-19.
Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 47.280.449 raste.
Pas SHBA-së radhiten India me 34.344.087, Brazili 21.862.458, Britania e Madhe 9.241.916, Rusia 8.755.930, Turqia 8.178.901, Franca 7.199.332, Irani 5.980.260, Argjentina 5.295.260 dhe Spanja me 5.025.639 raste.
Deri më tani, në të gjithë botën si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 5.057.149 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 226.333.150 persona.
Aktualisht, në botë vazhdojnë trajtimin 18.617.715 persona me COVID-19.
Top Channel