Këngëtarja e njohur 26 vjeçare vdes në aksidentin ajror me katër të tjerë (fotot)

06/11/2021 18:17

Një këngëtare fituese e çmimit Grammy ka vdekur në një aksident ajror së bashku me katër njerëz të tjerë në bord.

Marilia Mendonca, 26 vjeçe ishte duke shkuar të performonte në një koncert kur avioni ra përtokë në Minas Gerais, Brazil.

Avioni u përplas në orën lokale 3.30 pasdite 12km larg vendit ku Marilia do të performonte në Caratinga.

Pamjet nga vendngjarja tregonin rrënojat e avionit të rrëzuar dhe shërbimet e emergjencës në skenë.

Marilia, e cila ishte nënë e një djali dy-vjeçar, humbi jetën bashkë me katër të tjerë, mes të cilëve ishte dhe xhaxhai i saj.

Avioni i vogël privat ishte ngritur nga qyteti qendror i Goiania fluturonte drejt Caratinga, ku Marilia do të performonte të premten, tha rrjeti vendas G1.

Qeveria braziliane i bënte homazh këngëtres në një deklaratë: “Marilia Mendonca la pas një trashëgimi për muzikën e kulturën braziliane”.

Në vitin 2019, Marilia mori çmimin Grammy Latin me albumin e saj Todos os Cantos.

Kënga kryesore e tij Ciumeira – ka 185milionë dëgjime në rrjetin Spotify.

FOTO GALERI
1/5
Marilia Mendonca, 26 vjeçe ishte duke shkuar të performonte në një koncert kur avioni ra përtokë në Minas Gerais, Brazil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA