Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi të premten ishullin e vogël të Egjeut juglindor pranë Rodosit, Halki, me vetëm 500 banorë, duke nisur një fushatë mbarëkombëtare për t’i bërë ishujt e vendit më të përshtatshëm ndaj mjedisit.
Gjatë qëndrimit të tij në të ashtuquajturin tashmë ishulli i parë i ekonomisë së gjelbër, pasi synimi është qq Halki i largqt të bëhet një zonë autonome e gjelbër dhe energjitike, Mitsotakis ka parq 6 makinat elektrike të dhuruara për policinë lokale, por edhe ka lundruar me një barkë që mundësonte energjinë nga panelet diellore.
Kyriakos Mitsotakis: Këtu, në Halki, e ardhmja e gjelbër e zhvillimit për të gjithë po shkëlqen, ndërsa Greqia po ndryshon. Greqia po luan një rol protagonist në përpjekjet globale për një mjedis edhe më të shëndetshëm duke u kujdesur për ekonominë kombëtare me partneritete të bazuara në burimet e rinovueshme të energjisë. duke mos harruar kurrë se tranzicioni i gjelbër do të bëhet realitet vetëm nëse përqafohet nga vetë qytetarët.
Mitsotakis inauguroi gjithashtu një park fotovoltaik, i cili do mbulojë gjithë nevojat për energji të Halkit. Siç ka theksuar kryeministri grek, një llogari e energjisë elektrike që dikur ishte 407 euro, tashmë shkon në vetëm 157 euro.
Përveç Halkit, rreth 20 ishuj të tjerë në Dodekanisa dhe jo vetëm, do të jenë pjesë e investimeve dinamike të zhvillimit të gjelbër, që shkojnë deri në 1 miliard euro.
Iniciativa e këtij programi të qeverise greke është të transformojë ishujt e Greqisë në “modele të ekonomisë së gjelbër, për të pasur energji elektrike të lirë dhe vende të reja pune për banorët, për të qenë një pol tërheqës për një turizëm të ri, të ndjeshëm ndaj mjedisit duke dhene dhe një përgjigje të guximshme jo vetëm ndaj sfidës së ndryshimeve klimatike, por edhe ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit.
Top Channel