I dehur në timon përplasi makinën tip ‘Volkswagen’ ku humbi jetën një person, arrestohet 31-vjeçari

06/11/2021 13:06

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga një 31 vjeçar, i cili u përfshi në aksidentin fatal të ndodhur rreth orës 23:25 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Fushë.

31-vjeçari teksa drejtonte automjetin e tij tip ‘Audi’ nën efektin e alkoolit ka përplasur një mjet tjetër dhe për pasojë u dëmtuar drejtuesi dhe gjeti vdekjen e menjëhershme bashkëshortja e tij.

“A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkzvagen” me drejtues shtetasin P. Ç., si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. Ç., 67 vjeç”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA