Me përjashtim të ditës së parë të vitit të ri akademik ku pati mosmarrëveshje mes studentëve dhe stafeve të fakulteteve, në vijim rektori I Universitetit të Tiranës Artan Hoxha thotë për Top Channel se situata është normalizuar.
Ndërkaq pranë institucioneve të arsimit të lartë vazhdojnë të jenë pikat e vaksinimit me stafin mjekësor në gatishmëri për studentët e pavaksinuar.
Artan Hoxha: Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 400 studentë. Më të vaksinuarit janë te Fakulteti I Ekonomisë, i Drejtësisë, Shkencave sociale . Më pak ka fakulteti i gjuhëve të huaja.
Sipas vetëdeklarimit të studentëve rezulton se në Universitetin e Tiranës më shumë se gjysma e tyre të jenë vaksinuar.
Artan Hoxha: Mendojmë se është mbi 50% për shkak se përveç javës së parë, nuk u kemi kërkuar në mënyrë këmbngulëse të paraqesin vërtetimin e vaksinimit
Pjesa më e madhe e studentëve të pavaksinuar, deklaron rektori Hoxha kanë kaluar covidin dhe kanë paraqitur testin e antitrupave, si dhe një grup studentësh ka vërtetim nga mjeku me arsyen pse nuk mund ta kryejnë vaksinën. Por ka dhe student që dorëzojnë testin pcr negativ.
Sinkron Artan Hoxha: Brenda këtyre mundësive përpiqemi të tregohemi tolerant që asnjë student të mos rrezikojë vitin akademik.
Përgjatë tre javëve të vitit akademik 2021-2022 bie në sy pjesëmarrja e lartë e studentëve në auditorë.
Artan Hoxha: Mesa duket ju ka munguar auditori studentëve, e shohim një fluks të tyre më të madhe se para pandemisë. Ndaj ju bëj thirrje që për të vazhduar me këtë proces mësimi të zbatojmë masat dhe të vaksinohemi!
Top Channel