Gjendet në Dajt një xhup me njolla gjaku, i përket Ruzhdi Hoxhës/ Biznesmeni është i zhdukur prej ditësh
06/11/2021 12:00
Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku në Dajt, i cili i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.
Sektori i hetimeve të vrasjeve pasi ka gjetur në Dajt xhupin, është bindur se ai i përket biznesmenit pas përshkrimit të veshjes që familja e Hoxhës kishte bërë.
Burime nga sektori i hetimeve i thanë gazetares Anila Hoxha se ata janë afruar në një humnerë dhe besojnë se janë shumë afër vendit ku kanë gjetur gjurmë të Ruzhdi Hoxhës.
Top Channel