Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zallishte pas malit të Dajtit, plot 17 ditë mbasi doli për të takuar miqtë e tij me të cilët ndenji në disa lokale në Tiranë dhe në afërsi të autostradës.
Ai doli nga kjo banesë mbasi e kërkoi për kafe shoku i tij Erjon Topi, me të cilin doli për kafe.
Por mbas denoncimit të të birit, që tregoi me emra të gjithë personat me të cilët kishte qëndruar 43-vjeçari, agjentët gjurmuan kamerat e sigurisë dhe zbardhën itinerarin e fundit të viktimës që hipi në makinën Pasat mbasi kishte konsumuar birra dhe ishte ndarë me të njohurit.
Një nga njerëzit që dyshohet për këtë krim është Ferdinant Rrushi, një i kërkuar nga Italia për drogë që u thirr për të dhënë dëshminë e tij dhe më pas u arrestua. Kamerat tregojnë itenerarin se si makina kalon në zonën e Treshit, Paskuqan dhe këtu në një repart ushtarak ku shfaqet për herë të fundit mjeti.
Bëhet me dije se ndërkohë janë marrë një sërë dëshmish, ndërkohë që gjatë kërkimeve në Dajt, policia zbuloi një parcelë me hashash, ku gjatë ndërhyrjes punëtori pranoi se ishte pronë e Ferdinant Rushit i njohur ndryshe si Fredi Rrushi, tanimë nën arrest për llogari të Italisë.
Top Channel