Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat paralajmëroi se javën e ardhshme PD do të depozitojë në Kuvend draft-ligjin për të përfshirë në ligjin Anti Mafia edhe nene kundër oligarkisë.
“Vëmendja juaj duhet të përqendrohet një lajmi tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme do të përparojmë me draft ligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në ligjin anti mafie edhe nen kundër oligarkisë”, u shpreh kryedemokrati.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.
-Zgjedhjet në forumin rinor të PD e morët vendimin për tu zhvilluar vetëm sepse Këlliçi do të marrë pjesë në foltoren e Berishës?
Basha: Jo nuk është e vërtetë, kjo është një sajesë e fabrikuar fabrikosur për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Prej dy vitesh mandati i kryetari ka skaduar dhe në përputhje me normat e demokratike, të rinjtë do zgjedhin kryetarin e ri. Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të zbatojë normat statusore të demokracisë aq më pak interesat personale të pengojnë zgjedhje të tilla 1 anëtarë një votë, që është një risi për të cilën Pd është me ballë lart dhe unë si kryetar i saj jam krenar.
-A ka të drejtë kryetari i Partisë Demokratikë për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere?
Basha: Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në vitin 2014, kur për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë.
Kryedemokrati ka folur edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat tha se do të pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
-A jeni gati për zgjedhje të pjesshme lokale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Basha: Të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre, pa diskutim që atë atentati antidemokratik i 30 qershorit është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga regjimi në fuqi. Objektivi i PD është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Ramës.
Top Channel