Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, reagon Sali Berisha: Akt prej gangsteri me uniformë i narkopolicit

06/11/2021 17:30

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar nga gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, e cila ndodhej në krye të detyrës.

Berisha e ka cilësuar “akt gangster me uniformë” të efektivit që shtyu gazetaren dhe kameramanin drejt greminës në malin e Dajtit.

“Akt prej gangsteri me uniforme i narkopolicit ndaj gazetares se njohur Anila Hoxha. Narkobanditi me uniforme ne nje akt kriminal shtyn drejt gremines gazetaren dhe kameramanin e saj ne Malin e Dajtit”, shkroi Berisha.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha u dhunua teksa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Gazetarja po raportonte detajet e ngjarjes ndërsa në një moment, u shty nga një efektiv.

Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra duke shtyrë gazetaren dhe operatorin. Ata janë rrëzuar në tokë, në anë të një gremine. Gazetarja Anila Hoxha ka pësuar lëndime dhe gërvishtje nga sjellja brutale e policisë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha – efektivit pasi rrëzohet në tokë.

Pavarësisht se i rrëzoi, polici nuk ofroi në asnjë moment ndihmën e tij për të ngritur gazetaren dhe operatorin që u lënduan nga sjellja e tij. Kujtojmë se gazetarja Anila Hoxha ka siguruar detaje ekskluzive rreth ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili prej disa ditësh ishte zhdukur.

Ngjarja ishte tepër sensitive dha ka mbajtur me orë të tëra audiencën në ankth në lidhje me fatin e biznesmenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA