Dhjetra persona humbin jetën nga shpërthimi i cisternës në Sierra Leone

06/11/2021 16:35

Përplasja e një autoboti me një kamion në Freetown, kryeqytet i Sierra Leones, ka shkaktuar një tragjedi.

Të paktën deri më tani 99 persona raportohen se kanë vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Për shkak të përplasjes mes dy automjeteve, autoboti është dëmtuar dhe si pasojë karburanti është derdhur në rrugë dhe më pas ka marrë flakë.

Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë një skenë tragjike, njerëz të djegur, disa të tjerë që vrapojnë për t’u larguar nga zona dhe shumë makina të shkrumbuara nga flakët.

Presidenti i vendit, Julius Maada Bio deklaroi se qeveria e tij do të bënte gjithçka për të mbështetur familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Mediat raportojnë se 100 persona po trajtohen në spitale dhe qendra shëndetësore rreth Freetown.

Po ashtu, tregohet se një autobus është djegur plotësisht dhe flakët kanë prekur edhe disa dyqane në zonë.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Sierra Leones, Brima Bureh Sesay tha se në vendngjarje ka shumë “kufoma të djegura”.

Është një aksident i tmerrshëm” tha ai për mediat lokale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA