Është provuar shkencërisht tashmë, se Covid 19, preku shume sisteme të organizmit tonë, mes tyre edhe atë muskulor dhe kockor.
Julia Kollçaku, reumatologe: Një pjesë e pacientëve që nuk e dinë që kanë Covid, vijnë me dhimbje mesi të forta, dhe dhimbje të muskujve të këmbëve. Kanë lodhje dhe vështirësi në ecje. Gjatë Covidit shtohet më shumë dhimbja, sepse varet nga piku i sëmundjes. Ndërsa postkovidi shoqërohet me lodhje kronike, që mund të zgjasë 4 javë deri në 6 javë, varet nga pacienti. Zakonisht format që kalojnë rëndë kanë shfaqje akoma më të rënda klinike.
Një këshillë që e kam merak dhe e jap shpesh është ruajtja e një peshe optimale, sepse vetë pacientët obezë vuajnë nga artrozat më shumë sesa njerëzit me peshë normale. Do këshilloja që pacientët të mos e ndërpresin aktivitetin fizik, të paktën të bëjnë ecje 1 orë në ditë, pa ngarkesë, sepse është e rëndësishme që ata të mos kenë sforco.
or të mos e ndërpresin aktivitetin, të mos rrinë shtrirë gjithë ditën, sepse kjo ndikon shumë keq tek tromboza e mushkërive dhe në trombozën e këmbëve, ndaj dhe pacientët tanë kanë dhimbje të pulpave, si mizërim. Ndaj nevojitet të kenë një dietë ushqimore të saktë, jo me ushqime me kripë e me yndyrë.
Vë re që pacientët e teprojnë shumë me marrjen e suplementeve. Gjatë dimrit, për shkak se nuk ka shumë diell, patjetër që gjatë tetorit, nëntorit dhjetorit, rekomandohet marrja e vitaminës D, por gjithmonë duke bërë analizën e vitaminës D. Ka njerëz që e marrin pafundësisht, duke krijuar nivele toksike të vitaminës D.
Më shumë për dhimbje kockash dhe muskujsh ankohen moshat e treta, por gjithmonë varet nga sa e rëndë është sëmundja e Covidit. Ka persona që e kalojnë Covidin jo me prekje pulmonare, por me dhimbje muskujsh. Pra nuk është më shumë faktori moshë, sesa si i përgjigjet organizmi virusit Covid 19.
Top Channel