Burri futet në liqen për t’i shpëtuar bletëve, gjen vdekjen kur e hanë piranjat (fotot)

06/11/2021 16:58

Një burrë në Brazil që u fut në liqen për t’i shpëtuar bletëve që e sulmonin është gjetur i mbytur, i ngrënë nga peshqit piranja.

30-vjeçari raportohet se kishte shkuar për peshk me dy miq të tij të dielën në një rezervat  në bashkinë e Brasilândia de Minas në jug të Brazilit, kur papritur ata u sulmuan nga bletët.

Treshja e zënë në panik hynë në liqen për t’i shpëtuar bletëve por shpejt zbuluan se ujërat ishin të mbushura me piranja, peshku mishngrënës me dhëmbë të mprehtë, raporton rrjeti LADbible.

Dy miqtë e tij arritën të dalin nga liqeni, por 30-vjeçari u mbyt dhe shpejt ishte shpërfytyruar nga piranjat që ushqeheshin me trupin e tij, tha njësia lokale e zjarrfikësave.

Ende nuk dihet nëse sulmi i piranjave erdhi para apo pas vdekjes së burrit.

Autoritetet thonin se trupi i viktimës u gjet katër metra larg bregut nga zjarrfikësat që u thirrën për ndihmë.

Piranjat janë peshk agresivë të ujërave të ëmbla dhe gjenden zakonisht në lumenj e liqene të Amerikës së Jugut, por ato janë përhapur dhe në ambjente të tjera si veriu i Brazilit, Hawaii, dhe disa pjesë të Amerikës qendrore.

Ato njihen për dhëmbët e mprehtë në të dy nofullat dhe urinë e madhe për mish. Sulmet fatale ndaj njerëzve janë të rralla pasi piranjat gjuajnë kryesisht peshq të tjerë.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë në Brazil që u fut në liqen për t’i shpëtuar bletëve që e sulmonin është gjetur i mbytur, i ngrënë nga peshqit piranja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA