Lulzim Basha nuk e ka ende një përgjigje nëse është gati te futet ne zgjedhje te pjeshme lokale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që legjitimoi vendoret e 2019.
“E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Pa diskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës”.
Me një krizë të brendshme, Lulzim Basha duket se është ne kërkim të kohës, edhe pse ajo dukshëm nuk është në anën e tij. Me zbardhjen e vendimit të Kushtetueses, Presidenti Ilir Meta duhet te mbledhë juristët e tij për të dekretimin e një datë zgjedhjes për 6 bashkitë e mbetura pa kryetar të zgjedhur.
Zgjedhje te parakohshme lokale do ishin sfida e radhës e Lulzmin Bashës, cili duhet te shkojë në një përballje elektorale me partinë e përçarë dhe me një kundërshtar më të fortë se përpara 25 Prillit.
Situata bëhet edhe me sfiduese për kryedemokratin për dy arsye te tjera. E para ka të bëjë me afatin kur mund të mbahen zgjedhjet, ku sipas parashikimeve ne Kodin Zgjedhor te dielat e dhjetorit janë ato me te afërta, muaj ne te cilin Lulzim Basha ka përballjen finale me foltoren e Sali Berishes.
E dyta është konflikti publik që Lulzim Basha ka hapur me Ilir Metën, pasi e akuzoi si njërin nga kulmet e trekëndëshit te Bermudës. Presidenti nga ana e tij, i cili është një hap larg rikthimit zyrtar në politikën aktive, mund ta shfrytëzoje këtë moment për tu futur në jetën aktive opozitare.
Dilemat e këtij ekuacioni me shume sesa juridik, politik pritet të marrin fund pasi Gjykata Kushtetuese të zbardhe vendimin që ndëshkoi bojkotin e partive te opozitës.
Top Channel