Kompania Tibo është duke vjedhur pjesën më të madhe të televizioneve shqiptare dhe platformën Digitalb duke transmetuar pa asnjë kontratë prodhimet e tyre.

Të gjitha televizionet janë ankuar pranë autoritetit të mediave audiovizive dhe kjo e fundit disa herë ka gjobitur sipas ligjit kompaninë Tibo. Por paligjshmëria po vijon. Së fundmi Tibo ka vjedhur edhe kanalet e Big Brother pa asnjë kontratë, për këtë kontest duke dëmtuar rëndë financiarisht Top Channel që po investon për të realizuar këtë reality show.

Por jo vetëm kaq, me gjithë lajmërimet e vazhdueshme të Digitalb se Tibo është duke vjedhur dhe nuk ka të drejta për të transmetuar kanalet e Digitalb.

Pas gjobitjes nga ana e AMA-s, Tibo mbylli transmetimin e Digitalb në Shqipëri e Kosovë por në disa vende të Europës perëndimore vijon miratimi. Tre gjoba janë vendosur deri më tani nga ama për Tibon ndërsa një padi është bërë së fundmi në gjykatë ku kërkohet edhe mbyllja e sinjalit. Por përtej betejës ligjore që po bëjnë vetë operatorët televizive kundër piraterisë. Ata presin më shumë nga AMA institucioni shtetëror që ka për detyrë të ndalë piraterinë dhe që funksionon në bazë të taksave që televizionet paguajnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA