Aleatët qëllojnë mbi forcat britanike, prag-katastrofe në bazën ajrore!

06/11/2021 15:19

Ushtarët britanikë dhe ekuipazhi i RAF u qëlluan nga aleatët në një incident që mund të kishte përfunduar në mënyrë të tmerrshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një bazë ajrore në Mali, kur disa trupa aleate të stacionuara aty, hapën zjarr ndaj një minibusi që u shpua nga plumbat. Shoferi e uli menjëherë shpejtësinë dhe u përpoq të shmangte zjarrin, ndërsa ushtarët i bërtisnin rojve të ndalonin të shtënat. “Për pak , gjithcka do të përfundonte në katastrofë”, tha një burim për The Sun.

“Disa centimetra, dhe nënës se ndonjërit prej atyre ushtarëve do t`i trokisnin në derë”, shtoi ai. Britanikët, që i janë bashkuar misionit kundër terrorit që Franca ka ndërmarrë në Gao të Malit, u qëlluan teksa i drejtoheshin bazës së tyre. Ndërkohë rojet nga Estonia, të përfshira në incident fajësuan britanikët për episodin e rëndë, duke thënë se ata nuk kishin plotësuar dokumentet e duhura, me të cilat të regjistronin udhëtimin.

“Ne jemi në rregull me procedurat”, pretendon zëdhënësi i forcave estoneze të mbrojtjes, kapiteni Taavi Karotamm, duke shtuar se për cdo rast, fatmirësisht, asnjë aleat nuk u dëmtua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA