3 persona te afërm me njeri tjetrin u plagosën në Voskopojë si pasoje e shpërthimit të një kaldaje me gaz ne një banese private.
Nje e re nga Voskopoja dhe dy punëtorë nga Goskova dhe Voskopi, fshatra afër Voskopojës ishin duke bere disa punime arreduar brenda banesës kur ka shpërthyer kaldaja dhe janë djegur ne pjese te ndryshme te trupit.
Anxhela Najtellari, banore e Voskopojës ka tentuar të provojë kaldajën me gas, dhe kur e ka hapur i ka shpërthyer ndërsa ka pësuar djegie ne fytyre e po ashtu edhe dy punëtoret e tjerë me të cilët ishin për të ndihmuar në arredimin e shtëpisë, dhe janë gjendur afër në momentin e shpërthimit ku kanë marrë dëmtime nëpër duar.
Ata janë dërguar ne spital për të marre ndihme mjekësore ndërkohe qe policia po heton shkakun qe çoi ne shpërthimin e kaldajës.
Top Channel