Të dënuarit me vdekje padisin institucionet në Japoni për ekzekutime në të njëjtën ditë me njoftimin (fotot)

05/11/2021 21:49

Dy të dënuar me vdekje në Japoni kanë paditur institucionet duke kërkuar 22 milion jen kompensim ($170,000) tha sot avokati i tyre, për praktikën e e ekzekutimit në të njëjtën ditë me njoftimin e procedurës.

Të dënuarit kërkojnë ndryshim të rregullave për praktikën që ata quajnë “inhumane” tha avokati i tyre.

Të burgosurit akuzojnë se në disa raste të dënuarit janë ekzekutuar vetëm disa orë pas dhënies së njoftimit, duke mos u lënë kohë të përgatiten psikologjikisht për ndarjen nga jeta.

Në Japoni dënimi kapital kryhet me varje.

Grupe të të drejtave gjithashtu e kanë dënuar praktikëm duke thënë se prek shëndetin e tyre mendor dhe të dëshmitarëve të procedurës çnjerëzore.

“Të dënuarit jetojnë me frikën se çdo mëngjes do të jetë dita e fundit,” tha avokati i dy të burgosurve Yutaka Ueda, sipas rrjetit Reuters.

“Qeveria supozohet të kursejë vuajtjen mendore të të burgosurve para ekzekutimit por nuk na japin përgjigje. Në vende të tjera të dënuarve u jepet kohë për të reflektuar mbi fundin e jetës dhe përgatitjen mendore për këtë”, shtoi avokati.

Në Japoni ka më shumë se 100 njerëz të dënuar me vdekje, por dënimet kapitale ishin pezulluar prej dy vitesh.

Top Channel