Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi edhe një herë dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti, duke nenvizuar se e mirëkupton lëvizjen e tij, por këmbëngul se tani nuk është momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë.
I pyetur dhe për një tjetër shqetësim të madh të momentit: paralajmërimin e lëvizjes Besa për largimin nga ekzekutivi, ai shprehu bindjen se kjo nuk do të ndodhë. Deklaratat e disa përfaqësuesve të kësaj partie, Ahmeti i cilësoi më tepër si “emocionale”.
Më tej, ai theksoi se askush nuk duhet të dalë mbi vendimet e institucioneve përgjegjëse si vendimi i KSHZ-së për rivotim në një qendër votimi të komunës së Zhelinës, ku kandidati i lëvizjes BESA fitoi përballë atij të BDI-së.
Më herët, përfaqësues të partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare në Maqedoninë Veriore i kërkuan Zaevit të të rishqyrtojë vendimin e dorëheqjes, me arsyetimin se zgjedhjet e parakohshme parlamentare vetëm sa do ta futnin vendin në krizë. Ata këmbëngulën se mazhoranca parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse ndaj së ardhmes së shtetit.
Top Channel