Marina e SHBA ka shkarkuar sot nga detyra tre zyrtarët përgjegjës për aksidentin e rëndë e qesharak ku një nëndetëse bërthamore u përplas me atë u quajt “mal nënujor” në Detin e Kinës Jugore.
Komandanti Cameron Aljilani e dy zyrtarë të tjerë u larguan nga posti pasi hetimet mbi incidentin e muajit të kaluar i bënë fajtor për përplasjen pranë ishullit amerikan Guam në Paqësor, ku nëndetësja u detyrua të dilte në sipërfaqe.
Nëndetësja USS Connecticut javën e kaluar goditi një “ngritje detare” të pashënuar në hartë, teksa patrullonte nën sipërfaqe.
Pesëmbëdhjetë detarë pësuan plagë të lehta ndërsa nëndetësja po kthehet tashmë në Uashington për riparime.
Incidenti ndodhi mes tensioneve në rritje me Kinën në këtë rajon.
Aksidenti zemëroi dhe zyrtarët në Pekin të cilët nisën të ngrejnë pyetjet per arsyen e prezencës së nëndetëses atje dhe shtuan se shqetësohen për rrjedhje të mundshme radioaktive nga mjeti bërthamor.
Ministria e jashtme kineze tha se SHBA duhet të japë një llogari të plotë për incidentin, ndërsa SHBA ende nuk ka dhënë detaje të ngjarjes së pazakontë.
Ryan Ramsey, ish-kapiten britanik nëndetëseje, tha për BBC se aksidenti shokues është relativisht i rrallë.
“USS Connecticut është një nëndetëse shumë moderne – kështu që kjo është diçka surprizuese. Por nëse humbet vëmendjen, gjëra si këto mund të ndohin kudo”, tha ai.
Top Channel