PS: Presim Metën për zgjedhjet e reja/ Balla: Presidenti duhet të vendosë për zgjedhjet e pjesshme lokale

05/11/2021 15:12

Legjitimiteti zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga Gjykata Kushtetuese, e gjeti presidentin Ilir Meta në një vizitë tek arbëreshët në Itali.

Ndërkohë politika në Tiranë i ka kthyer sytë nga kreu shtetit, për dekretimin e zgjedhje lokale në 6 bashki mbetur pa kryetar.

Taulant Balla-Kreu Grupit Parlamentar Socialist. Presidenti duhet të marrë vendimmarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Është presidenti që e ka këtë kompetencë.

Zoti Balla tha se për PS, çështja e presidentit është një kapitull Ii mbyllur me shkarkimin në parlament dhe tanimë Gjykata Kushtetuese duhet të japë verdiktin e këtij shkarkimi.

Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 duke rrëzuar kërkesën e shoqatës së bashkive për pavlefshmëri absolute.
Shoqata e bashkive me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi kërkuan anulimin e atyre zgjedhjeve.

Vendimit të Gjykatës kushtetuese I parapriu një opinion i komisionit të Venecias përmes të cilit legjitimoheshin zgjedhjet lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA